Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti
BKT
Lajme

Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti

N.Mekolli /RTKlive

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë, në veçanti pa koordinim me ShBA-të.

Abdixhiku, në një postim në Facebook, ka shkruar se ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet, siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

“Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë dhe demokracinë dhe pavarësinë”, shkruan ai.

Sipas tij, është koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik.

“Nuk guxojmë që një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë. Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti. Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”, shkruan Abdixhiku.


MË SHUME NGA Lajme