Emisari gjerman në Kosovë: Jemi të angazhuar në deeskalim të situatës
Afet Bela/ RTKlive
I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zarrazin, ka njoftuar se në Kosovë ka takuar shefin e EULEX-it, komandantin e KFOR-it, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Tomas Suniog me të cilët ka biseduar për çështjet aktuale dhe ka thënë se janë të angazhuar në deeskalim dhe një konstruktiv dhe rrugën përpara për dialog.
"Një vizitë e shkurtër në Kosovë dhe Serbi. Një informim i rëndësishëm nga EULEX, KFOR dhe OSBE për çështjet aktuale. Është një udhëtim i zakonshëm me homologun tim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë. Ne jemi të përkushtuar për de-përshkallëzimin dhe një rrugë konstruktive përpara në dialog”, tha Zarrazin në Twitter.
Në takim morën pjesë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuća, shefi i misionit të EULEX-it Lars Gunnar Vigemark dhe shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Tomas Suniog, si dhe ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde.























