Kurti me komunitetin kroat flet për përfshirjen në jetën publike në Kosovë
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë, ka biseduar për për nevojat e komunitetit, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në Kosovë.
Pjesë e takimit sipas njoftimit nga kryeministria ka qenë edhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi dhe këshilltarja për çështje të komuniteteve, Elizabeth Goëing.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë takimit është biseduar edhe për Vitin për persona me aftësi të kufizuara, të shpallur nga Qeveria, si dhe punën që bën Antigona Šestan nga komuniteti kroat, nga OJQ “Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës” për personat me nevoja të veçanta.
“U bisedua edhe lidhur me projektin që ka mbështetur Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, punën e përbashkët me komunitetin kroat në projekte kulturore, si dhe për punësimin e këtij komuniteti. Gjithashtu, u fol edhe për fondet emergjente të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që janë ndarë për pjesëtarët e komunitetit kroat me kushte të vështira”, thuhet në komunikatën e Qeversië së Kosovës.























