16:22 / 10.11.2022
Është mbyllur edicioni i tretë i "Peja Jazz"
Sh.Gashi / RTKlive
Mbyllet edicioni i tretë i "Peja Jazz" me koncertin e kantautorit italian Vinicio Capossela.
Përmes muzikës, Capossela e çoi kinemanë nëpër epoka e kultura të ndryshme, po thuajse si filmat Western apo ato të Lindjes që dikur shfaqeshin në të njëjtin vend.
“Çfarë mënyrë e mrekullueshme për të përmbyllur natën tonë të fundit me këtë performancë tejet të veçantë” , thuhet në njoftimin e festivalit në facebook.
Ky festivali u mbajt në kinemanë “Jusuf Gërvalla” për tri net radhazi duke sjell për publikun e Pejës muzikë shumë të mirë dhe plotë art.
“Peja Jazz” është një seri tradicionale koncertesh dhe ngjarjesh përcjellëse që fokus kryesor e kanë promovimin e muzikës xhaz.























