Vendos gjykata: Llumnica dënohet me 4.5 vjet, Ramabaja lirohet nga akuzat
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Vendos gjykata: Llumnica dënohet me 4.5 vjet, Ramabaja lirohet nga akuzat

V. Thaçi / RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special , njofton se Avni Llumnica është dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burgim, kurse Sadri Ramabaja është liruar nga akuza.

Në këtë rast, Llumnica akuzohet për tentimvrasje të A.V në bashkëkryerje me tani të ndjerin M.J. Kurse, Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë.

“Dënimi i shqiptuar me burg do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në afatin e paraparë ligjor dhe se në dënimin e shqiptuar me burg të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim nga data 13.03.2017 deri me datë 20.04.2021, ndërsa pjesa e mbetur  e dënimit  me burg do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit i akuzuari S.R lirohet nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar. Ndërsa pala e dëmtuar A.V, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës,përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme