14:53 / 12.11.2022
Peci: Shumë shpejt produktet e Kosovës do të jenë në tregun e Lituanisë
RTK
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me ftesë të homologut të tij lituan, qëndroi për vizitë zyrtare dyditore në Lituani.
Gjatë qëndrimit atje, ministri pati takime të shumta që kishin për qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave ndërmjet dy shteteve në fusha të ndryshme.
Pas takimeve ministri Peci premtoi se shumë shpejt produktet tona vendore do të jenë prezent në tregun e shtetit lituan.























