Bugajski i reagon Rohdes: Të mos shtyhet njohja reciproke Kosovë-Serbi
B. Halimi / RTKlive
Njohësi i zhvillimeve në Ballkan nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA) në Uashington, Janusz Bugajski ka reaguar në postimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ky i fundit ka shkruar, dje, në “Twitter” se “nevojitet urgjentisht vullneti politik për de-përshkallëzim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit” dhe se ‘është “Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”.
Por, Bugajski i ka kërkuar BE-së dhe SHBA-së që të mos e shtyjnë njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për një periudhë tjetër.
“Ne e pamë se ku çuan thirrjet për ‘de-përshkallëzim’ me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe SHBA-ja në shtyrjen e njohjes reciproke Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiq do ta destabilizojë rajonin”, ka shkruar Bugajski.
Ndaj postimit të ambasadorit gjerman kanë reaguar edhe shumë figura publike në Kosovë.























