Kori Siparantum nga Kosova zë vendin e parë në Lisbonë
BKT
Kulturë

Kori Siparantum nga Kosova zë vendin e parë në Lisbonë

Sh.Gashi / RTKlive

Kori Siparantum nga Kosova ka zënë vendin e parë në festivalin prestigjioz të muzikës korale në Lisbonë.

Kori Siparantum nga Kosova doli e para në festivalin prestigjioz të muzikës korale që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. Kjo u bë e ditur nga Kori Siparantum në llogarinë e tyre në Facebook.

“Historia përsëritet. Prapë fitues edhe në Portugali”. “Puna po shpërblehet. Faleminderit gjithë antarëve të korit për sakrificën dhe përkushtimin maksimal. Urime Kosovë”, ka shkruar Kori Siparantum.

Ky aktivitet është pjesë e “Wotld’s Best Choirs Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”.

Kori nga Kosova ka garuar në dy kategori: Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe Competition in Category S – Sacred Choral Music a cappella.

Përpos kësaj, ‘Sparantum Choir’ do të jetë pjesë e koncertit “Friendship Concert”, e cila do të mbahet në sallën e njohur Universidade de Lisboa – Aula Magna (Universidade de Lisboa – Aula Magna Universiteti i Lisbonës (Universidade de Lisboa) është Universiteti më i madh dhe më prestigjioz në Portugali dhe është një nga Universitetet kryesore të Evropës).

Në këto koncerte ‘Siparantum’ paraqitet me vepra të epokave të ndryshme stilistike me theks të veçantë, veprat e kompozitorëve shqiptarë.


MË SHUME NGA Kulturë