Kuvendi këtë javë mban dy seanca, të enjten buxheti i vitit 2023
A.Bela/ RTKlive
Kuvendi i Kosovës, këtë të enjte dhe të premte do të mblidhet në seancë plenare. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme në të cilën është diskuat për rendin e ditës për seancat e ardhshme.
Adnan Rrustemi nga VV, tha se Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që enjten të mbajë seancë të re plenare me pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e Projektligjit të Buxhetit të Kosovës, për vitin 2023, ndërsa të premten do të ketë vazhdim të seancës me pikat e përfunduara nga seancat e kaluar, raporton RTKlive.
Rrustemi për planin franko-gjerman, tha ai diskutim është mes qeverisë dhe emisarëve dhe nuk është në fazën e njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa Abelard Tahiri nga PDK, ka folur rreth deklarimeve të Kurtit për rritjen ekonomike. “Vërtet do të kishim dashur që të ketë rritje ekonomike në Kosovë, por ne kemi parë rritje të çmimeve”, tha ai. Po ashtu Tahiri ka folur rreth zhvillimeve në veri, e që sipas tij, u takon institucioneve që të mos lënë vakum institucional.
Ndërsa Besnik Tahiri, tha se për AAK-në gjendja në veri është kritik. “Ne kemi thirrur në interpelancë kryeministrin Kurti, por siç po shihet, agjenda e kryeministrit është më rëndësishme që të jetë jashtë vendit se sa në Kosovë”, tha Tahiri. Ai bëri me dije se po presin përgjigje nga Kurti.
Shefi i deputetëve të AAK-së, kritikoi qeverinë për Projektbuxhetin e vitit 2023, e që sipas tij nuk është buxhet i zhvillimit.























