Mbi 19 milionë euro kursime nga pesë ministri
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Mbi 19 milionë euro kursime nga pesë ministri

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Ekzekutivi kosovar ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje për mbi 19 milionë euro.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi qeveritar këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria  e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

 


MË SHUME NGA Lajme