Sveçla për pretendimet e Miliçeviq: Nuk u ankua as te kufitarët serbë
BKT
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Lajme

Sveçla për pretendimet e Miliçeviq: Nuk u ankua as te kufitarët serbë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Pas pretendimeve të Miodrag Miliçeviq, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare “Aktiv” se është keqtrajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka kërkuar raport nga zyrtarët policor të kufirit dhe hetim të këtyre pretendimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sveçla ka thënë se rezultatet e këtij hetimi do të dalin në kohë rekorde.

“Nga vizitat e mia të shpeshta atje dhe takimet me të gjithë zyrtarët policor, jam bindur me sjelljen shembullore të zyrtarëve policor, por përkundër kësaj, kam kërkuar raport nga zyrtarët policor të kufirit dhe hetim të këtyre pretendimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës, me rezultatet e të cilit qytetarët tanë do të njoftohen në kohë rekorde”.

Sveçla tutje  ka thënë se sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Miliçeviq ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë.

“Për të konfirmuar këtë, zyrtarët tanë policor kanë kontaktuar me zyrtarët kufitar të Serbisë të cilët kanë njoftuar se i njëjti nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kalimit kufitar”, ka shkruar ai.

Ministri i Brendshëm ka siguruar të gjithë qytetarët se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në shërbim të të gjithëve pa dallim, për të ofruar siguri.

“Institucionet tona respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë e veprojnë në Kosovë, duke garantuar kështu siguri, mirëqenie e barazi për ta”.

 

 


MË SHUME NGA Lajme