Presidentja sllovene, vizitën e parë në Ballkanin Perëndimor
BKT
Foto: Natasha Pirc Musar/Facebook
Lajme

Presidentja sllovene, vizitën e parë në Ballkanin Perëndimor

RTKLive

Presidentja e sapozgjedhur sllovene Natasa Pirc Musar njoftoi se do të zgjedhë Ballkanin Perëndimor për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit, sepse beson se Sllovenia është “dritarja dhe dera e Bashkimit Evropian” për këtë rajon.

Ajo i tha Radio Sllovenisë se zgjedhja e saj e parë do të ishte Gjermania, partneri kryesor tregtar i Sllovenisë, por se zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor e shtynë atë të ndryshojë mendje. Në intervistën e saj të parë pas fitores në zgjedhje, Pirc Musar tha se ishte veçanërisht e shqetësuar për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Pirc Musar është presidentja e parë femër e Sllovenisë.


MË SHUME NGA Lajme