Krasniqi në takim me emisarin Lajçak, bisedojnë për veriun
BKT
Foto: Memli Krasniqi/facebook
Lajme

Krasniqi në takim me emisarin Lajçak, bisedojnë për veriun

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kryeopozitari ka njoftuar se bashkë me emisarin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën siç ka shkruar ai,  nevojiten veprime të përgjegjshme politike.

“Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ka thënë si integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, tha se mbetet i përkushtuar ai dhe partia që drejton.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Lajme