Mehaj: Vazhdojmë drejt avancimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Mehaj: Vazhdojmë drejt avancimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë

N.Mekolli /RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se Kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë (KMR1) ka realizuar me sukses stërvitjen fushore në skenar dhe situata të ndryshme me qitje reale.

Ai, në një postim nw Facebook, ka shkruar se Regjimenti i Parë i Këmbësorisë vazhdon përgatitjet  për validim të aftësive dhe kapaciteteve të saj.

“Kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë (KMR1) ka realizuar me sukses stërvitjen fushore në skenar dhe situata të ndryshme me qitje reale.

Qëllimi i stërvitjes ishte trajnimi dhe vlerësimi i togjeve në aftësitë e tyre për realizimin e detyrave kyçe kolektive në operacionet mbrojtëse dhe sulmuese”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Sipas tij, efektiviteti i kompanive tona të mekanizuara rritet përmes sinergjisë së armëve të kombinuara duke përfshirë automjetet luftarake, këmbësorinë, inxhinierët dhe elementët mbështetës.

“Vazhdojmë drejt avancimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë!”, shkruan ministri Mehaj.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 4 persona, rrugë, pemë, natyra dhe mal

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të jashtme


MË SHUME NGA Lajme