Çeku: Lokaliteti Arkeologjik synon të promovojë vlerat kulturore
Kulturë

Çeku: Lokaliteti Arkeologjik synon të promovojë vlerat kulturore

Muharrem Miftari /RTKlive

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur projektin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

Sipas tij, në këtë hapësirë tejet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, tashmë, kanë filluar punët dhe njoftoi se vendi po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit.

“Projekti i prezantimit të këtij lokaliteti është përgatitur me qasje gjithëpërfshirëse, ku përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët”, bën të ditur ministri Çeku.

Për më tepër, ministri Çeku vlerëson se ky lokalitet me rëndësi historike, shkencore e kulturore, synon të ngritë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor.


MË SHUME NGA Kulturë