Hapët ekspozita “Tregimi i Autostradës Hangar”
Kulturë

Hapët ekspozita “Tregimi i Autostradës Hangar”

Sh.Gashi / RTKlive

Është hapur ekspozita “Tregimi i Autostradës Hangar”, në hapësirat e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.

 “Një hapësirë brenda këtij parku është kthyer në qendër të kreativitetit artistik, ku vullnetarë dhe stafi i “Autostrada Biennale” kanë ndarë për publikun përvojën e tyre në krijimin e institucionit të artit bashkëkohor “Autostrada Hangar” , thuhet në njoftimin e MKRS-së

Në hapjen e ekspozitës mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkëthemeluesja e Autostrada Biennale, Vatra Abrashi, përfaqësues të GIZ-it, njohës të artit dhe artdashës.

Një ndër mbështetësit e ekspozitës “Tregimi i Autostradës Hangar” është edhe Ministria e Kulturës.


MË SHUME NGA Kulturë