Marrëveshje për mbrojtjen e trafikimit të veprave të trashëgimisë kulturore
Kulturë

Marrëveshje për mbrojtjen e trafikimit të veprave të trashëgimisë kulturore

RTSH

Një marrëveshje tripalëshe mes Ministrinë e Kulturës, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme është nënshkruar të martën me synon mbrojtjen e trafikimit të veprave të trashëgimisë kulturore.

Firmat përkatëse u hodhën nga titullarët e këtyre institucioneve, Margariti, Çuçi dhe Çela. 

Në ceremoninë e nënshkrimit ra në sy ekspozimi i disa prej 20 ikonave që Shqipëria do t’i kthejë Maqedonisë së Veriut sipas një marrëveshjeje ndërshtetërore të nënshkruar të hënën pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive. 

Me këtë rast kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar kryeministri Dimitar Kovaçevski një prej ikonave. 

Një tjetër marrëveshje të ngjashme Shqipëria ka nënshkruar me Kongresin Amerikan kundër trafikimit të trashëgimisë kulturore.

Veprimet konkrete dhe bashkëpunimi i frytshëm me Interpolin e kanë renditur Shqipërinë në vendet bashkëpunuese në këtë fushë. 

Ndërkaq janë mbi 2200 vepra të trashëgimisë kulturore shqiptare të deklaruara në kërkim e identifikimi që synohet të kthehen në atdhe. E pyetur nga RTSH se për cilat vepra po punohet konkretisht për rikthimin e tyre në Atdhe, ministrja e Kulturës, Elva Margariti pa dhënë detaje konkrete, përmendi se përparësi ndër to do të kenë veprat arkeologjike edhe përtej oqeanit. 


MË SHUME NGA Kulturë