Sot nis Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë|Video
Kulturë

Sot nis Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë|Video

Sh.Gashi / RTKlive

Ambasada e Francës në Kosovë do të prezantojë sot edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.

Festivali do të fillojë me filmin “France”, që është një komedi-dramë e vitit 2021, shkruar dhe drejtuar nga Bruno Dumont. Në të luajnë Léa Seydoux, Blanche Gardin, Benjamin Biolay, Emanuele Arioli, Juliane Köhler, Gaëtan Amiel, Jeëad Zemmar dhe Marc Bettinelli.

Valon Ibraj, atashe për kulturë në Ambasadën e Francës, tha se edicioni i 22-të i Festivalit të filmit Frankofon, do të sjellë shumë risi.

“Sot nga ora 18 e 30 fillon festivali i filmit Frankofon në prezencën e ambasadorit Olivier Guérot, ministrit Hajrulla Çeku si dhe të përfaqësive tjera diplomatike të cilat veprojnë në kuadër të Fankofonisë  në Kosovë”, tha Valon Ibraj për RTK.

Krahas këtij festivali është edhe java e shijes, e cila shkon krahas me javën e filmit Frankofon dhe me ç’rast Ibraj thotë se çdo ushqim që do të servohet këtë javë në këtë festival do të ketë lidhje me filmin që do të  shfaqet atë natë.

“Ne, çdoherë i ndërlidhim aktivitetet kulturore që i organizon Ambasada Franceze në Kosovë, duke filluar nga sonte pra është edhe Java e Shijes Franceze deri më datën 20:00. Çdo natë para filmit do të këtë ushqim francez, ku vlen të theksohet se tema e filmit do të ndërlidhet me ushqimin që do të servohet”, tha Ibraj.
                                                                                                                                                      Për më shumë ndiqeni videon:                         


MË SHUME NGA Kulturë