Sulmohet me ngjyrë piktura e Gustav Klimt|Video
Kulturë

Sulmohet me ngjyrë piktura e Gustav Klimt|Video

RTKlive

Një aktivist i çështjeve klimatike ka derdhur ngjyrë në një pikturë të çmuar të Gustav Klimt.

Aktivistët e grupit "Gjenerata e fundit e Austrisë" kanë thënë se ata kanë shënjestruar pikturën e vitit 1915 "Vdekje dhe Jetë", e cila ndodhet në Muzeun Leopold të Vjenës, për të protestuar kundër politikave qeveritare për të përdorur lëndë djegëse fosile.

Pas këtij veprimi, është konstatuar se piktura nuk është dëmtuar, derisa njëri prej aktivistëve është nxjerrë jashtë nga roja e muzeut.

Sipas aktivistëve, protesta e tyre lidhet me "shpimet për naftë dhe gaz", dhe këtë gjë e konsiderojnë si "dënim me vdekje për shoqërinë".


MË SHUME NGA Kulturë