Bislimi: Ende nuk ka marrëveshje për targat
BKT
Foto/ Twitter
Lajme

Bislimi: Ende nuk ka marrëveshje për targat

D.Sherifi dhe A.Bela/ RTK

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se nuk ka marrëveshje të arritur për targat në Bruksel.

“Jemi duke biseduar, por nuk ka akoma marrëveshje”, tha Bislimi për gazetarët pas përfundimit të debatit me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”.

Ai nuk komentoi mbi atë se tashmë ka një propozim të ri, i cili iu ka paraqitur palëve nga ndërmjetësuesit në lidhje me çështjen e targave.

Ndryshe i dyti i qeverisë këtë javë ka qenë në Bruksel. Për vizitën e Bislimit në Bruksel, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar dje në llogarinë e tij në 'Twitter'. Ai ka thënë se me Bislimin ka diskutuar për situatën aktuale të krizës në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. “Në mënyrë të veçantë për çështjen e targave të automjeteve”, deklaroi Lajçak, duke bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje, raporton RTKlive. 


MË SHUME NGA Lajme