Sot fillon Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu"
Kulturë

Sot fillon Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu"

Sh.Gashi / RTKlive

Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, sot do të prezantojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të tri shtetet me 12 trupa teatrore.

Festivali do të fillojë më 16 nëntor, me shfaqjen “Ivanovi” nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, për të përfunduar më 27 nëntor me shfaqjen “Tri motrat” nga Teatri Shqiptar i Shkupit.

Ky festival është emëruar me emrin e artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksander Moisiu.

Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë.


MË SHUME NGA Kulturë