Haradinaj në Junik: Qeveria po mashtron e varfëron qytetarët
J.Musliu/RTKlive
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, foli sot në Junik në një bashkëbisedim me qytetarët e atjeshëm, për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai shprehu shqetësimin për siç tha, rrjedhat e situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin.
“Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”, deklaroi Haradinaj, në një postim në Facebook.
Ai shkroi se për hirë të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert e Kosovës në NATO dhe e vendosin vendin n nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit.
“Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë”.























