Koopman në krye të Drejtorisë për Fqinjësi, Negociata e Zgjerim të KE-së
Jeton Musliu/RTKlive
Gert Jan Koopman do të jetë drejtori i ri i Drejtoratit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim.
Kështu njoftoi Komisioni Evropian më 16 nëntor. Shtetasi holandez do të fillojë detyrën e tij të re si kreu i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) më 16 janar 2023.
“Përveç komunikimit të shkëlqyeshëm dhe aftësive menaxheriale, ai ka përvojë të fortë në ofrimin e lidershipit përballë krizës dhe drejtimin e zhvillimit të politikave inovative”, shkruan në arsyetimin e Komisionit Evropian për përzgjedhjen e Jan Koopman, raporton EBW, transmeton RTKlive.
“Ai gjithashtu luajti një rol qendror në konceptimin e programit MFA+ për Ukrainën, i cili do t'i sigurojë vendit asistencë deri në 18 miliardë euro në vitin 2023”, thuhet në njoftimin e KE-së.
Në një deklarim në Twitter, Jan Koopman shkroi se ai do të jetë i nderuar “të punojë në sfidat e mëdha në klimën aktuale gjeopolitike”.
Gert Jan Koopman do të zëvendësojë Maciej Popoëski, i cili aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.
Kjo drejtori e përgjithshme e Komisionit Evropian është përgjegjëse për negociatat e zgjerimit, si dhe për politikën e fqinjësisë së BE-së.
Misioni i këtij drejtori është të ofrojë ndihmë për vendet partnere në financa dhe ekspertizë dhe të nxisë reformat e tyre demokratike, rritjen ekonomike dhe sundimin e ligjit.























