Kurti udhëton për Estoni, të premten pritet nga kryeministrja Kaja Kallas
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Kurti udhëton për Estoni, të premten pritet nga kryeministrja Kaja Kallas

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Në një tjetër udhëtim është nisur kryeministri i vendit, Albin Kurti. Pas Francës, Austrisë e Gjermanisë, kreu qeveritar ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni, ku të premten do të pritet nga kryeministrja estoneze, Kaja Kallas.

Kjo është bërë e ditur nga Qeveria, derisa është thënë se shefi i ekzekutivit do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni. Nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror”, ka njoftuar Qeveria.

Ndërkohë kreu i ekzekutivit gjatë ditës ishte në Kuvendin e Kosovës, ku foli edhe për dialogun me Serbinë si dhe për Buxhetin e Republikës për vitin 2023, i cili në orët e pasdites kaloi në parim me 64 vota deputetësh.


MË SHUME NGA Lajme