18:23 / 17.11.2022
Prokuroritë e Kosovës dhe Shqipërisë intensifikojnë bashkëpunimin
B. H. / RTKlive
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, është pritur sot në Tiranë në takim zyrtar nga Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet, thuhet në njoftimin e zyrës së Prokurorit të Shtetit.
Të dy personalitetet vlerësuan se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në të ardhmen.























