Komisioni hetimor për energji ka filluar intervisitmin e dëshmitarëve
Donika Sherifi/RTK
(E plotësuar) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka filluar intervistimin e dëshmitarëve.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët nga Bordi i ZRrE-së për periudhën 2008-2013.
Për të ofruar dëshmi për vedimet e marra në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2013 janë të ftuar: Naim Bejtullahu, Nysret Avdiu, Enver Halimi, Perparim Kabashi.

(E plotësuar)Komisioni hetimor për energji vazhdon intervistimin e dëshmitarëve
A.Bela / RTKlive
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve nga bordi i ZRRE-së për periudhën 2008-2013, raporton RTKlive.
Ndryshe, kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, anëtar tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj. Nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë.























