“Pagëzimtar” me rreth 68 000 emra shqip të vajzave dhe djemve
Kulturë

“Pagëzimtar” me rreth 68 000 emra shqip të vajzave dhe djemve

Sh.Gashi / RTKlive

Autori i mirënjohur nga Prishtina, Tafil Duraku, e ka botuar librin “Emërtar shqip”, i cili përfshinë rreth 68 000 emra të djemve dhe vajzave, me bazë gjuhën shqipe, shoqëruar bashkë me një shpjegues të shkurtër.

Në këtë, siç e quan autori “pagëzimtar”, janë përfshirë emrat e të dy gjinive që i gjejmë “në shtrirjen natyrore të Ilirisë dhe rreth saj”.

Në parathënie të këtij libri, autori Duraku ka shkruar se, në këtë projekt ka punuar për më se 50 vjet, duke i mbledhur, analizuar dhe sistemuar emrat e fëmijëve të të dy gjinive, të cilët kanë shpjegim gjuhësor dhe historik iliro-shqiptar.

“Ruajtja dhe begatimi i emrave me tëban iliro-shqiptar ka qenë qëllimi parësor, duke pasur për kriter dhe bazë lashtësinë e fjalëve tona”, ka shruar Tafil Duraku.

 


MË SHUME NGA Kulturë