Shqipëria sot luan ndeshjen e fundit për këtë vit
Sport

Shqipëria sot luan ndeshjen e fundit për këtë vit

Uran Krasniqi/RTKLive

Shqipëria dhe Armenia ndeshen mbrëmjen e sontme në një përballje miqësore që zhvillohet në “Air Albania”.

Shqipëria do të mundohet ta fitojë ndeshjen, pasi kohëve të fundit ka pasur rezultate jo të mira.

Trajneri Edi Reja në konferencën për media ka thënë se po bëhet një vit e tri ditë që nga fitorja e fundit e Shqipërisë.  

Ndërsa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po konsideron se Shqipëria ka nevojë që ta fitojë ndeshjen me Armeninë dhe duhet ta bëjë atë. 

Ndeshja fillon në ora 17:30. 


MË SHUME NGA Sport