Presidenjta Osmani uron ditëlindjen e presidentit të SHBA-së, Joe Biden
BKT
Lajme

Presidenjta Osmani uron ditëlindjen e presidentit të SHBA-së, Joe Biden

M.Miftari/RTKLive

Përmes një cicërime në Twitter, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ditëlindjen e 80-të të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, duke falënderuar për angazhimin e tij të palëkundur ndaj Kosovës, për krijimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.

Ajo falënderoi për kujdesin e tij në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.

“Urimet më të ngrohta për  presidentin Biden në ditëlindjen e tij të 80-të nga populli i Republikës së Kosovës!

Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj aleancës së hekurt midis vendeve tona dhe që qëndroni gjithmonë në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta.

Gëzuar ditëlindjen, zoti President!”, uroi presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme