Nesër hapet ekspozita “Homazhet e Nanës” e piktorit Agron Bytyçi
Kulturë

Nesër hapet ekspozita “Homazhet e Nanës” e piktorit Agron Bytyçi

Sh.Gashi / RTKlive

Nesër në orën 19:00, në Qendrën “Bogdani Polis”, që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të hapet ekspozita personale “Homazhet e Nanës” e piktorit Agron Bytyçi, e cila ka 13 piktura origjinale të Shën Nënë Terezës, të pikturuara enkas për 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim.

Këtë e bëri të ditur Don Fatmir Koliqi - famullitar i katedrales.

“Pikturat janë në shitje dhe mjetet e mbledhura nga shitja kanë destinacion humanitar. Me këtë Ekspozitë do të mbyllen aktivitet kulturore të vitit jubilar kushtuar Nënë Terezës. Ekspozita është e hapur për të gjithë!” thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kulturë