Blushi vjen në Prishtinë me ekspozitën "Ukraina në 10 orë”|Video
Kulturë

Blushi vjen në Prishtinë me ekspozitën "Ukraina në 10 orë”|Video

Sh.Gashi / RTKlive

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita me fotografi "Ukraina në 10 orë” nga Ben Blushi, e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë dhe Qendra për hapje dhe dialog në Shqipëri me mbështetjen e Muzeut Kombëtar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Lajmet Qendrore në RTK, Ben Blushi  tha se qëllmi i sjelljes së kësaj ekspozite në Kosovë është se Kosova është vendi i fundit në rajon që ka ngjashmëri me Ukrainën.

Kjo është një ekspozitë me një numër të madh fotografish, e cila sipas autorit, qëndroi e hapur në Tiranë për gjatë muajit shtator. Ai tha se në qershor të këtij viti kishte vizituar Ukrainën në kohën kur konflikti i Rusisë me Ukrainën ishte shumë i përgjakshëm.

“Me kameren time arrita të fotografoja këto pamje që keni mundësi ti shihni këtu. Pra, pas Tiranës vendosa ta sjellë këtë ekspozitë në Prishtinë dhe ju besoj që e dini se pse, Kosova  është vendi i fundit evropianë  që ka pasur një provojë shumë të ngjashme me Ukrainën. Kosova e dinë më së miri këtë provojë” , u shpreh Blushi.

Ndiqeni videon e  plotë:


MË SHUME NGA Kulturë