Liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar 2024
Gjeraqina Tuhina/ RTK/ Bruksel
Shtetet anёtare tё Bashkimit Evropian janё pajtuar me verzionin e fundit pёr liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas tё cilit, heqja e vizave hyn nё fuqi kur ETIAS bёhet plotёsisht funksional apo mё sё voni mё 1 janar tё vitit 2024.
Sipas burimeve mirё tё informuara, tё gjithё pjesmarrёsit kanё konfirmuar se pajtohen me propozimin mё tё ri, ndёrsa i njёjti qysh nesёr kalon nё nivel ambasadorёsh tё shteteve anёtare tё BE-së. Kjo pikё, nё takimin e ambasadorёve ёshtё parashtruar si pikё A, qё nёnkupton se miratohet menjëherё pa diskutime paraprake.
Me kёtё hapen rrugёt qё tё vazhdojnё procedurat tjera relevante legjislative.
Presidenca çeke akoma beson se tё gjitha procedurat e vendimmarrjes mund tё pёrfundojnё sivjet. Nё dritё tё vendimit tё sotёm, kjo bёhet e mundur meqё ёshtё tejkaluar pengesa mё e madhe – ajo e miratimit tё tekstit pёrfundmtar.
Shtyerja pёr edhe njё muaj ёshtё bёrё me kёrkesё tё Spanjёs, njё nga shtet qё theu procedurёn javën e kaluar. Spanja, siç merret vesh, nuk favorizon hyrjen në fuqi tё liberalizimit tё vizave nё periudhёn kur ajo kryeson me BE-nё, ndёrsa mandati i kёtij shteti skadon mё 31 dhjetor 2023. Andaj edhe ёshtё gjetur kompromisi qё hyrja nё fuqi tё ndodhё vetёm njё ditё pas, mё 1 janar tё vitit 2024.
Ndёrkohё, nёse sistemi ETIAS bёhet plotёsisht operacional deri nё fund tё vitit 2023, ashtu siç shpreson Bashkimi Evropian, atëherё paralelisht hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave.























