Haradinaj: Jam i shqetësuar jo për dështimin e Kurtit, por për të gjithë ne
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Haradinaj: Jam i shqetësuar jo për dështimin e Kurtit, por për të gjithë ne

V. Thaçi / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar për Kosovën, e jo për dështimin e Albin Kurtit.

Sipas tij, shumë kundërshtarë politikë të Kurtit po i gëzohen fundosjes politike të tij, por thotë se ai është i shqetësuar për Kosovën më së shumti. Sjellja dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës, në raport me situatën e krijuar në vend, gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë jo vetëm e pakuptueshme por edhe e rrezikshme, ka thënë Haradinaj.

“Mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e ka sjellë situatën buzë shpërthimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebok.

 


MË SHUME NGA Lajme