Sqarohet MASHT-i
BKT
Lajme

Sqarohet MASHT-i

RTK

Edona Kutleshi, këshilltare për media në MASHT, ka thënë për RTK-në se për shkak të shkeljeve të shumta ligjore, Ministria e Arsimit ka iniciuar shkëputjen e kontratës kolektive e nënshkruar më 22 janar 2021.

Si Ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit.

Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit. Si Ministri e Arsimit tashmë kemi adresuar përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve në Ligjin për paga ku me ligjin e ri do të ketë rritje të pagave të punëtorëve të arsimit dhe trajtim të dinjitetshëm.

MASHT shkëput kontratën e SBASHK-ut

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shkëputur kontratën kolektive me SBASHK-un, të nënshkruar në janar të vitit 2021.

Kontrata kolektive në fjalë ishte nënshkruar nga SBASHK dhe Qeveria e Kosovës, gjatë kohës kur kryeministër në detyre kishte qenë Qeveria e Avdullah Hotit.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala ku thënë për RTK-në se shkëputja e kontratës kolektive në këtë mënyrë është e paligjshme dhe sipas saj nuk i kontribon aspak dialogut social.

Siç tha Shala, lajmin për shkëputjen e kontratës kolektive e kanë kuptuar nga mediet dhe se ende nuk kanë marrë një njoftim zyrtar nga ministria.

“Në kontratën kolektive është e përcaktuar qartë procedura e shkëputjes së kontratës kolektive. Nesër pritet të takohet kryesia e SBASHK-ut, për të marrë vendim rreth hapave të mëtutjeshëm, ka bërë të ditur nënkryetarja e SBASHK-ut.


MË SHUME NGA Lajme