16:42 / 22.11.2022
Dy ministrat e Italisë arrijnë në Kosovë, kërkojnë shmangie të tensioneve
E.Hoti/RTKlive
Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kanë mbrritur në Prishtinë.
Kështu është bërë të ditur nga ambasada italiane në Kosovë përmes një postimi në Tvitter.
"Gjatë vizitës së tyre, Tajani dhe Crosetto do të takohen me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, ministren e Jashtme Donika Gërvalla si dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në krye të agjendës është kërkimi i një marrëveshjeje për të shmangur tensionet e reja në rajon", shkruan në postim .
























