IHKM paralajmëron rëndim të situatës nga të reshurat
BKT
Foto/ IHMK
Lajme

IHKM paralajmëron rëndim të situatës nga të reshurat

Fadil Sertolli/ RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se duke filluar nga sot pasdite 22/11/2022, në pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë reshjet, por me intensitet dhe në sasi, më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit.

Kjo situatë, sipas IHK-së, do ta vështirësoi edhe më tepër edhe ashtu të rënduar nga ditët e kaluar e të cilat shkaktuan disa vërshime.

“Aktualisht tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të letë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngitje me mundësi që ti kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

IHMK thotë se kjo situatë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme por me intensitet më të ulët.


MË SHUME NGA Lajme