17:21 / 22.11.2022
Osmani e Rohde diskutojnë për zhvillimet në vend e për dialogun me Serbinë
A.Bela/ RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.
“Me ambasadorin Rohde, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës së Kosovës.
























