Nagavci: Dita e Alfabetit Shqip, ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit
Kulturë

Nagavci: Dita e Alfabetit Shqip, ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit

K.Kasumi/ RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot me rastin e shënimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka thënë se e kjo mbetet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë.

"Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët. Me përulje e krenari, në ditë të veçantë si kjo i kujtojmë të gjithë atdhetarët, intelektualët e albanologët, mësimdhënës e kontribues, gra dhe burra, të cilët kanë ruajtur të pastër gjuhën Shqipe", ka shkruar Nagavci në Facebook.

 Nagavci tha se gjuhën duhet ta ruajmë e të kujdesemi për të.

"Gjuha është identitet kombëtar, shpirtëror e kulturor andaj ta ruajmë e të kujdesemi për të. Gëzuar Ditën e Alfabetit!", shtoi ajo.

Ndryshe, sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili ishte unifikuar 114 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

 


MË SHUME NGA Kulturë