Pianistja kosovare që po mahnit publikun meksikan|Video
Kulturë

Pianistja kosovare që po mahnit publikun meksikan|Video

Sh.Gashi / RTKlive

Pianistja e re, por shumë e suksese kosovare, Anila Aliu e cila po korrë suksese të mëdha në Meksikë u rikthye në një koncert me Filarmoninë e Kosovës pas 10 vjetësh. Ajo debutoi me Filarmoninë kur ishte vetëm 12 vjeç, si fituese e çmimit “Pianisti i Ri”. Ishte e ftuar sot në RTK ku foli gjerë e gjatë për sukseset e saja të shumta.

Artistët kosovarë depërtojnë me artin e vet edhe në shtetet ku nuk e njohin Kosovën, një ndër këta artistë është edhe Anila Aliu e cila është pjesë e Filarmonisë meksikane.

“Krejt kjo ka filluar para një viti e gjysmë kur drejtori i Filarmonisë meksikane ka qenë në publik në  njërën nga performancat e mia shumë të suksesshëm në Nju Jork dhe ati i kam bërë shumë përshtypje dhe prej ati momenti kemi filluar kontaktin, dhe ai më ka bërë ftesë që ti bashkohem si soliste  e Filarmonisë meksikane të cilën ai e dirigjon dhe e drejton ai”, tha Anila për RTK.

Aliu tregon se shkuarja atje i është dukur pak e pa mundur, derisa tha se edhe prindërve kur u ka treguar iu ka dukur e pa mundur për shkak se Meksika nuk e njehë Kosovën.

“Ne kemi vazhduar kontaktin dhe shikonim si me shkuar unë atje sepse kujtdo që i kam treguar madje edhe prindërit e mi e kanë parë si të pa mundur, pasi që Meksika nuk e njehë Kosovë. Por, unë arrita të shkojë me një vizë amerikane në pasaportën e Kosovës jam mirënjohës për krejt punën që e kanë bërë ata njerëz për mua qoftë për ndihmën rreth dokumenteve  dhe procedurave rreth shkuarjes sime atje”, u shpreh ajo.

Çka është e veçanta e Anilës që bëri për veti jo vetëm një dirigjent nga Meksika, por shumë muzikantë dhe artdashës në mbarë botën. 

“Duke filluar nga ana teknike do të thoja se ka shumë detaje që kam punuar me vitet të tëra, mandej talenti, karakteri që unë kam, muzikaliteti. Unë kam pasur diçka  që ka arrit me prekë publikun gjë që jo të gjithë artistit e kanë edhe pse teknikisht mund të jenë të përgatitur,  qind për qind  dhe ajo është natyraliteti që unë mendoj që e kam” , tha pianistja.


MË SHUME NGA Kulturë