Promovohen në Zagreb filmi dhe monografia për refugjatët kosovarë
Kulturë

Promovohen në Zagreb filmi dhe monografia për refugjatët kosovarë

RTKlive

Në Zagreb, sot do të promovohet filmi “I kisha dhjetë vjet”, që trajton fatin e mbi 100 mijë shqiptarëve të Kosovës, të cilët në vitet 1998 dhe 1999 gjetën strehim në Mal të Zi, pasi u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe.

Filmi është bashkëprodhim i RTK-së dhe produksionit AA nga Podgorica. Autor i filmit është gazetari i njohur Velibor Çoviq.

Po kështu, do të promovohet edhe monografia me të njëjtën temë, e titulluar “Burrëria dhe Besa”, e po të njëjtit autor.

Për filmin dhe për librin do të flasin deputetja shqiptare Ermina Përlaskaj, ambasadori Martin Berishaj, autori Velibor Çoviq dhe aktivisti shqiptar nga Tuzi, Xhemal Nikaj.


MË SHUME NGA Kulturë