Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon 78-vjetorin e themelimit
Foto: RTKlive
Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon 78-vjetorin e themelimit

K.Kasumi/ RTKlive

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” të premten, më 25 nëntor 2022, shënon 78-vjetorin e themelimit.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në hollin e Bibliotekës, ka njoftuar drejtori Fazli Gajraku.

Po ashtu, njoftohet se në këtë ditë të shënuar për bibliotekën do të organizohet edhe dita kombëtare e vetëdijesimit për biblioteka, do të jepet donacion nga Agjencia Kosovare e Privatizimit,  do të hapet ekspozita “Perceptimi për shqiptarët në artin e karikaturës” dhe do të jepet mirënjohje për punëtorin e dalluar të bibliotekës dhe për një gazetar/e.

 


MË SHUME NGA Kulturë