REAGIME| Për marrëveshjen, presidentja Osmani falendëron SHBA-në
Foto: Presidenca e Kosovës/Arkiv
Lajme

REAGIME| Për marrëveshjen, presidentja Osmani falendëron SHBA-në

Jeton Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështje e targave, ka reaguar presidentja Vjosa Osmani.

Në një postim në Twitter, ajo falendëroi SHBA-në dhe ambasadorin e saj në Kosovë.

 “Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel”, shkroi Osmani.

“ Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme”, deklaroi presidentja e shtetit.

“Kosova i është  mirënjohës”.

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri deklaroi se marrëveshja parashikon që  Serbia të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

 

Ambasadori Bajrami pas marrëveshjes: Kosova arriti objektivin e saj

Për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat, ka reaguar ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai shkroi se kjo marrëveshje është arritur pas orësh të tëra diskutimesh.

“Pas shumë orësh, kemi arritur objektivin tonë: kemi marrëveshje”, shkroi Bajrami në Twitter.

“Tani mund të fillojnë bisedimet intensive për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, shkroi ambasadori kosovar në Bruksel, vetëm disa minuta pas njoftimit se Kosova e Serbia janë pajtuar për çështjen e targave.


MË SHUME NGA Lajme