REAGIME| Kryediplomati austriak i gëzohet marrëveshjes për targat
Foto: RTKlive
Lajme

REAGIME| Kryediplomati austriak i gëzohet marrëveshjes për targat

Jeton Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështje e targave, ka reaguar minsitri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ai nuk e ka fshehur gëzimin për arritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel.

“Lajm i mirë nga Brukseli!”, shkroi Schallenberg në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka thënë se ky është një moment i mirë për të përfituar për progres të mëtutjeshëm.

“Kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për më shumë progres në dialogun Beograd-Prishtinë”.

Schallenberg ka shprehur shumë falënderime për Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për përpjekjet e tyre të vazhdueshme. “Na duhet deeskalimi, jo konflikti”, ka shkruar ai.

Fillimisht ishte Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri,  që njoftoi se ishte arritur marrëveshja, e cila parashikon që  Serbia të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Kurse, Zëvëndëskryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryenegociator, Besnik Bislimi, deklaroi se pas marrëveshjes së sotme, duhet të vazhdojnë bisedimet intensive për atë gjithëpërfshirëse.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive mbi propozimin e Bashkimit Evropian, mbështetur nga Gjermania e Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, shkroi Bislimi.

Haradinaj mirëpret arritjen e marrëveshjes

Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështje e  targave, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, haradinaj deklaroi se mirëprte marrëveshjen për targat.

“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa”, shkroi kryetari i AAK-së.

“Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan”, shkroi ai.

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri,  njoftoi se  marrëveshja parashikon që  Serbia të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Kurse, Zëvëndëskryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryenegociator, Besnik Bislimi, deklaroi se pas marrëveshjes së sotme, duhet të vazhdojnë bisedimet intensive.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive mbi propozimin e Bashkimit Evropian, mbështetur nga Gjermania e Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, shkroi Bislimi.


MË SHUME NGA Lajme