Ngjarjet e datës 24 nëntor
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ngjarjet e datës 24 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 24 nëntor 2022.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 per mbrojtjen e konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora, salla N10, ora 9:30)

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare do të votohet propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetues. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Grupi “Besa Besë” viziton fabrikën “KB Krusha” pas cilit takim së bashku me Farie Hotin pronare e KB Krusha mbajnë konferencë për media. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

Promovohet libri “Kohëra të trazuara: Si do të duhej të reagonte Kosova ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet?”. (Qendra për Praktikë Rrëfyese, ish-Biblioteka Hivzi Sylejmani, 11:30)

EULEX-i do ta prezantojë raportin e tij të tretë publik për Monitorimin e Drejtësisë, i cili përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet kosovare lidhur me disa çështje sistematike dhe tematike, përfshirë anti-korrupsionin, ndjekjen penale të rasteve të terrorizmit, krimet kundër gazetarëve, krimet sipas të drejtës ndërkombëtare, dhunën në baza gjinore, si dhe drejtësinë për të mitur. (Ora 12:45)

Vazhdon seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon panel diskutimi me temë “Diplomacia sportive: A mund ta forcojë Kosova pozitën e vet ndërkombëtare përmes sportit?” (Ora 18:00)


MË SHUME NGA Lajme