Ditët e kulturës shqiptare në Skandinavi
Kulturë

Ditët e kulturës shqiptare në Skandinavi

Sh.Gashi / RTKlive

Në Suedi po organizohet festivali “Ditët e Kulturës Shqiptare” për nderë të festës së pavarësisë së Shqipërisë që do të filloj nesër nga ora 17.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për të dhënë detaje mbi këtë festival ishte Sherif Hasani koordinator i këtij festivali.

“Më qenë se Dita Kulturës Shqiptare mbahet nga shumë shoqata në Suedi për vite të tëra mirëpo ky formati i fundit është shumë më ndryshe dhe më special ne e falënderojmë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës që na ka ndihmuar dhe na ka mbështetur. Qendra kulturore shqiptare “Okarina” e cila vepron këtu që nga viti 2010 ka bërë aktivitete të ndryshe kulturore dhe është e njohur për shqiptaret ane e mbanë Suedisë e më larg. Kësaj radhe do të kemi 3 ditë kulturë tri ditë këngë, tri dite promovime të librave dhe tri dite filma të ndryshëm të cilët do t'i promovojmë”, tha ai për RTK.

Ky aktivitet cilësohet si shumë i rëndësishëm për njohjen e arti dhe kulturës shqiptare në mbarë botën. “Përgatitjet kemi filluar nga muaji shkurt dhe në muajin gusht kemi dal me komunikatë që kërkojmë bashkëpunim nga të gjithat shoqatat nga të gjithë qendrat kulturore shqiptare, nga të gjithë personat privat që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë festival dhe kemi pasur shumë interesim të madhe nga këto qendra kulturore dhe nga organizatat shqiptare që veprojnë këtu në Suedi janë bashkuar me ne dhe ja ku jemi nesër do të fillojmë”, tha Hasani.

Për më shumë ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Kulturë