Enver Peci zgjedhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Lajme

Enver Peci zgjedhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Muharrem Miftari/RTKLive

(E plotësuar, ora 14:20)Në mungesë të votave të nevojshme për zgjedhjen e kandidatëve të propozuar për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ndërpreu punimet për të vazhduar në ora 15:00.

Edhe pas rrethit të dytë të votimit për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, asnjëri nga kandidatët e propozuar: Bardh Bokshi, Dukagjin Avdyli, Flamur Mrasori, nuk arritën të marrin votat e nevojshme, (54 vota).

(E plotësuar) Enver Peci zgjedhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Enver Peci, me 66 vota për, u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i Kosovës pas miratimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar me votimin  për dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Kandidati i vetëm që arriti të zgjidhet me vota të nevojshme ka qenë Enver Peci, i cili, me 66 vota, u zgjodh gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Enver Peci ka qenë kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Tani Kuvendi është ende në procedurë të zgjedhjes së kandidatit tjetër për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, meqë kandidatët tjerë ende nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme.


MË SHUME NGA Lajme