PSD proteston me qershi ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat
Foto: Ahmet Maholli/RTK
Lajme

PSD proteston me qershi ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat

A.Maholli/RTK

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, hodhi qershi para dyerve të ndërtesës së Qeverisë.

Kjo në shenjë proteste ndaj marrëveshjes për targa të arritur të mërkurën në mbrëmje në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.

Pas këtij aksioni simbolik, Molliqaj deklaroi se kryeministri Albin Kurti po mashtron popullin nëpërmjet takimeve me qytetarë.

“Mbrëmë u pa vartësi i tij duke bërë koncesione ndaj Serbisë e duke e pranuar edhe Asociacionin si dhe planin franko-gjerman, e që nuk e parasheh njohjen’, deklaroi Molliqaj.

“Prandaj ia japim qershitë sepse i ka shumë merak”.

 


MË SHUME NGA Lajme