110-vjetori i Pavarësisë, Xhaçka vizitë zyrtare në Kosovë
Lajme

110-vjetori i Pavarësisë, Xhaçka vizitë zyrtare në Kosovë

ATSH

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare disaorëshe në Kosovë, me ftesë të zëvendëskryeministres dhe ministres për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Donika Gërvalla-Schwarz.

Pas takimit dypalësh, rreth orës 10:30 të dy ministret do të kenë një deklaratë për shtyp.

Kryediplomatja shqiptare do të takohet gjithashtu me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kjo vizitë zyrtare vjen në një moment të veçantë festues, përkujtimor dhe kuptimplotë, sepse përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.


MË SHUME NGA Lajme