Edi Rama: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit
Foto: Qeveria e Shqipërisë/Arkiv
Lajme

Edi Rama: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Një ditë pas dakordimit mes Kosovës e Serbisë për targat ilegale, kryeministri shqiptar Edi Rama e ka quajtur të duhur marrëveshjen në Bruksel, derisa ka thënë se nuk është dakord me sulmet që sipas tij po i bëhen kryeministrit të Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se të sulmosh Albin Kurtin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg.

Ai ka thënë se marrëveshja fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, ka shkruar Rama në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme