06:14 / 25.11.2022
Kryediplomatja e Shqipërisë sot do të vizitojë Kosovën
A.B/ RTKlive
Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë sot do të vizitojë Kosovën.
Xhaçka sot do të takohet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
"Gërvalla dhe Xhaçka, do të zhvillojnë një takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do kenë një prononcim për media", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.























